Shuhet legjenda e futbollit Fatmir Frashëri

Shuhet legjenda e futbollit Fatmir Frashëri

21:38 19/07/2019

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare legjenda e futbollit të Tiranës dhe përfaqësueses sonë.

Frashëri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Fatmir Frashëri u rrit te të rinjtë e Tiranës dhe veshi fanellën bardheblu nga viti 1958 deri në 1972-shin, me përjashtim të viteve 62-64, kur u aktivizua me Partizanin.

Në nder të karrierës së tij, Fatmir Frashëri ishte vlerësuar me dekoratat “Mjeshtri i Madh” dhe “Mjeshtër i Merituar”.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT