Loretta Lyyn përmes këngëve, solli realitetin e grave të klasës punëtore

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjecare, këngëtarja e muzikës Country, Loretta Lynn, e njohur për hitet e saj “Coal Miner’s Daughter” dhe “You Ain’t Woman Enough. Ajo ndërroi jetë  në  shtëpinë e saj në Hurricane Mills, Tennessee, tha familja e saj në një deklaratë.

Lyyn  filloi karrierën e saj në fillim të viteve 1960. Ajo gjithashtu theu barrierat duke u bërë gruaja e parë që u shpall artistja e vitit në dy shfaqjet kryesore, fillimisht nga Shoqata e Muzikës Country në 1972 dhe më pas nga Akademia e Muzikës Country tre vjet më vonë.

Në nder të saj ,fansat e këngëtares vendosën lule në yllin e vendosur në Walk of Fame në Los Angeles.”Ajo na tregoi të gjithëve se si ta themi pa falje të vërtetën,” shkroi në “Twitter” këngëtarja dhe kantautorja e muzikës country Carly Pearce.

Në botën e mbizotëruar nga meshkujt e muzikës country në vitet 1960 dhe 1970, Lynn ndërtoi një reputacion si një feministe malësore , e cila ishte mjaft e guximshme dhe mjaft e talentuar për të shkruar këngët e saj që solli sinqeritet të pashembullt për realitetet e grave të klasës punëtore në tekstet e këngëve  dhe u mësoi atyre që erdhën pas saj të shprehnin mendimet e tyre gjithashtu.

Klan News