LAVER-BARIU_28Mjeshtri i klarinetës dhe një nga emrat e spikatur të muzikës popullore qytetare, Laver Bariu u nda nga jeta në moshën 85vjeçare. Krijuesi i “Sazeve të Përmetit” të njohura në gjithë Shqipë rinë dhe jashtë vendit, është një nga mjeshtrat e klarinetës.

Laver Bariu është babai i formacionit të sazeve të jugut në  vitet 1950- 1990. Në karrierën e tij numërohen shumë çmime.Të parin do ta merrte në Festivalin e Parë Kombëtar Folklorik Kombëtar si instrumentisti më i mirë popullor.

Viti 1954 shënon edhe regjistrimin e parë të këngës me saze e cila do te pasohej nga shumë të tjera mes të cilave edhe tri kaba përmetare me klarinetë. Pjesëmarrës në çdo festival folklorik, mjeshtri i klarinëtës preku edhe kinematografinë. Në 1977 ai interpretoi dhe regjistroi të gjithë materialet e filmit “ Gjeneral Gramafoni”, ndërsa pas viteve 90 ishte protagonist në filmin dokumentar “ Këngët e zemres”.

Në shpalljen e Iso-polifonisë popullore shqiptarësi “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” nga UNESKO në 2005, muzika me saze e Laver Bariut renditet në krye të listës. Mjeshtër i Madh i Punës dhe Qyetatar Nderi i Permetit, krah vëllezërve Frashëri dhe Odhise Paskalit, dalja e fundit e Laver Bariut ishte ajo për 85 vjetorin e lindjes së tij. Tashmë 2 maji në qytetin e Permetit ku lindi dhe jetoi është Dita e Artistit Përmetar.