Norman Lloyd le pas një karrierë të pasur artistike

Ndahet  nga jeta në moshën 106-vjeçare, aktori i famshëm i Hollywood-it Norman Lloyd. Është pikërisht djali i Lloyd, Michael Lloyd, i cili tha se i ati u shua  në shtëpinë e tij në lagjen Brentwood të Los Angeles.

Karriera e tij daton që në dramat më e hershme amerikane, si ajo e vitit 1939 “On the Streets of New York”, deri tek projektet e shekullit 21, si “Modern Family” dhe “The Practice. Në vitin 2015, ai u shfaq në komedinë e Amy Schumer, “Trainwreck”.

Roli i tij më i famshëm është ai në filmin “Saboteur” të vitit 1942, drejtuar nga Hitchcock, i cili gjithashtu e përfshiu Lloyd edhe në thrillerin klasik të vitit 1945, “Spellbound”.

Në vitin 2014, në shenjë njohjeje të 82 viteve të tij në showbiz, duke arritur moshën 100 vjeç, Këshilli i Qytetit i Los Anxhelos shpalli që ditëlindja e Lloyd,  më 8 Nëntor, do të nderohej si “Dita e Norman Lloyd”.

Klan News