Aktori i serialit amerikan “Glee”, Mark Salling ka vrarë veten. Trupi i pajetë i 35-vjeçarit është gjetur në një fushë afër apartamentit të tij në Los Anxhelos.

Disa muaj më parë, ai ishte dënuar nga gjykata pasi u kap me fotografi pornografike të fëmijëve. Aktori duhej të shkonte në burg në muajin Mars.

Në një deklaratë për mediat, avokati i tij u shpreh se Mark ishte një njeri shpirtmirë dhe se po përpiqej shumë që të shlyente gabimet e tij. 35-vjeçari ka marrë famë në botën e Hollivudit, për interpretimin në serialin amerikan “Glee”, në rolin e një futbollisti.

Klan Plus