Artisja shqiptare vuante nga një sëmundje e rëndë

Hueyda El Saied, balerina dhe moderatorja e njohur shqiptare u shua në mënyrë të parakohshme mëngjesin e kësaj së marte, duke e zhytur në zi botën e artit dhe të medias. 46-vjeçarja jetonte prej disa kohësh në Luksenburg, atje ku edhe ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

E qeshur dhe me një energji rrezatuese që e reflektonte në skenë e jashtë saj, Hueyda El Saied e nisi rrugëtimin në televizion si balerinë dhe këngëtare, e më tej si një moderatore emisionesh e spikere lajmesh. Ajo po ashtu njihej për pasionin e saj për pikturën dhe letërsinë.

‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ apo ‘Në restorant’ janë disa nga programet që ajo moderoi, ndërsa ishte pjesëmarrëse në festivalet e muzikës si “‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’. El Saied u lind në Tiranë nga e ëma shqiptare dhe i ati sudanez. Ajo la pas një djalë të vogël dhe partnerin me të cili ishte kurorëzuar ne martese vetëm përpara 1 viti.

Tv Klan