Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, regjisori i njohur i kinematografisë shqiptare, Piro Milkani.
Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta u bë i ditur nga i biri i tij nëpërmjet rrjeteve sociale.
Piro Milkani la një trashëgimi të pasur në fushën e kinematografisë shqiptare. Ajo përfshin regjinë e 30 filmave artistikë dhe dokumentarë, duke përfshirë tituj të njohur si “Kur zbardhi një ditë”, “Zonja nga qyteti”, “Ballë për ballë”, “Militanti” dhe “Ngjyrat e moshës”. Përveç regjisorit, ai ka kontribuar edhe si skenarist, operator dhe producent.
Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua në degën e operatorit. Pas kthimit në Shqipëri, ai u bë një nga pionierët e kinematografisë shqiptare dhe bashkëthemelues i Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Tv Klan