Yury Grigorovich, koreografi i njohur i baletit rus ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. I cilësuar si një prej koreografëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Grigorovich ishte drejtor artistik i Baletit Bolshoi nga viti 1964 e deri në vitin 1995.

Mjeshtëria e tij në balet dhe koreografitë madhështore që u ngjitën në skenat kombëtare ruse dhe ato ndërkombëtare, si ajo e “Romeos dhe Zhuljetës”, thuhet se ripërcaktuan baletin sovjetik.

I lavdëruar për rigjallërimin e vëllazërimit mashkullor, ai bëri vend në art për të gjithë ata që e gjenin veten si pjesë të saj.

Yury Grigorovich ka lindur në vitin 1927, një dekadë pas Revolucionit Bolshevik. Puna e tij ishte e fokusuar te traditat e baletit klasik. Fillimisht Grigorovich nisi si solist e më pas u bë pjesë e pandarë e baletit klasik dhe koreografisë.

I quajtur ndryshe dhe si “titani” i baletit rus, Grigorovich është nderur me një sërë çmimesh prestigjioze për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e artit dhe kulturës ruse. Ai ishte i martuar me balerinën e njohur  Natalia Bessmertnova, e cila u nda nga jeta në vitin 2008./tvklan.al