Shuhet nga Covid efektivi i policisë


Shuhet nga Covid efektivi i policisë

20:50 16/10/2020

Hydajet Nehani ndërroi jetë në Turqi

Hydajet Nehani, një efektiv i Policisë së Shkodrës humbi jetën si pasojë e Covid-19. Hyda, siç e thërrisnin të gjithë, ishte transportuar drejt Turqisë për ndihmë më të specializuar mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti ta fitonte betejën me virusin.

Efektivi, i cili ishte rreth të 50-ave, kishte dalë pozitiv rreth dy javë më parë. Ai mësohet se humbi jetën për shkak të komplikacioneve në organet jetësore.

Hydajet Nehani është efektivi i parë në radhët e Policisë së Shkodrës që humb jetën si pasojë e Covid-19./tvklan.al





Të ngjashme