Një lajm i trishtë për të gjithë fansat e filmave të Marvel. Aktori Chadwick Boseman, i njohur për rolin e Panterës së Zezë ka humbur jetën në moshën 43-vjeçare.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angelos pasi vuante nga kanceri në zorrë. Aktori i njohur ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë katër vite më parë, por nuk e kishte bërë publik këtë detaj. Lajmi i trishtë ka habitur fansat. Regjisori i “Get on Out” Jordan Peele tha se vdekja e Boseman ishte befasuese.

“Luftëtar i vërtetë, Chadwick i kishte të gjitha dhe solli kaq shumë filma që i doni shumë”, deklaroi familja e aktorit.

“Që prej filmit “Marshall” e deri te “Da 5 Bloods”, “Ma Rainey’s Black Bottom” dhe disa të tjerë, të gjitha u filmuan gjatë dhe mes operacioneve të ndryshme dhe kimioterapive. Ishte nder i karrierës së tij që solli në jetë Mbretin T’Challa në “Panterën e Zezë””, thanë familjarët e tij.

Boseman doli në skenë fillimisht me filmin “42”, ku flitej për jetën e Jackie Robinson, ndërsa në 2014-n me “Get on Up” që fliste për këngëtarin James Brown.

Sidoqoftë roli i “Panterës së Zezë” i dha famën që i takonte. Ky film ishte i pari film me superheronj që u nominua për një çmim në Oscars. Boseman ka luajtur rolin e Panterës së Zezë edhe në filmin Captain Amerika: Civil War dhe dy filmat e fundit të Avengers./tvklan.al