Raportim Live
21:56, 21 Prill 2025

Cilët janë kandidatët për t’u zgjedhur Papë? (Emrat)

Me vdekjen e Papa Françeskut më 21 Prill, Kisha Katolike po përgatitet për një tranzicion që do të përcaktojë drejtimin e saj për të ardhmen e parashikueshme.

Kolegji i Kardinalëve përgatitet të mblidhet në Vatikan për një konklavë që do të formësojë të ardhmen e Kishës. Ajo nuk do të emërojë vetëm udhëheqësin e ardhshëm të 1.37 miliardë katolikëve, por do të përcaktojë kursin për doktrinën, transparencën dhe shtrirjen e Kishës.

A do të vazhdojë Papa i ardhshëm reformat progresive të Françeskut, apo kardinalët do të kthehen drejt konservatorizmit teologjik? Përgjigjia do të jetë e qartë kur tymi i bardhë të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine. Lexo më shumë

21:56, 21 Prill 2025

“Misioni im do të jetë i bekuar”, Majlinda Frangaj kujton takimin e parë me Papa Françeskun: Ishte dita ime e parë si ambasadore

Në hapësirën informative “Përballë Lajmit” në Klan News, ishte e ftuar Majlinda Frangaj, ambasadore e Shqipërisë në Vatikan, e cila foli për vdekjen e Papa Françeskut.

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë, Frangaj foli për takimin e saj të parë me Atin e Shenjtë, në nëntor të vitit 2013. Ka qenë dita e parë e saj si Ambasadore e Shqipërisë në Vatikan, por njëkohësisht dhe dita në të cilën takoi për herë të parë Papa Françeskun, i cili nuk kishte shumë kohë që kishte marrë detyrën e tij… Lexo më shumë

download app
21:32, 21 Prill 2025

Shuhet Papa Françesku, bota mban zi

Në Katedralen e Shën Palit u mbajt “Mesha e Drites” në nder të Papa Françeskut, meshë që u mbajt njëkohësisht në të gjitha katedralet katolike të Shqipërisë.

Besimtarët të shumtë iu janë bashkuan thirrjes së Imzot Arjan Dodajt në këtë meshë shprese për Atin e Shenjtë.

Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës iu drejtua besimtarëve me disa shprehje dhe pjesë nga biseda të bëra më parë me Papa Françeskun. Lexo më shumë

21:16, 21 Prill 2025

Dëshirat e fundit! Publikohet testamenti i plotë i Papa Françeskut

Testamenti shpirtëror i Papa Françeskut i cili ndërroi jetë mëngjesin e 21 prillit, është bërë publik.  Dokumenti i cili daton më 29 qershor 2022 jep udhëzime për varrimin e tij në Bazilikën e Shën Marisë.

“Në emër të Trinisë së Shenjtë. Amen.

Teksa ndiej muzgun e afërt të jetës sime tokësore dhe me shpresë të palëkundur te jeta e përjetshme,  dëshiroj të shpreh dëshirat e mia të fundit lidhur me vendin tim të varrimit.

Përgjatë jetës sime dhe gjatë shërbimit tim si prift dhe peshkop, ia kam besuar gjithnjë veten Nënës së Zotit tonë, Virgjëreshës së bekuar Mari. Për këtë arsye, kërkoj që pjesët e mia të vdekshme të pushojnë duke pritur diitën e Ringjalljes në Bazilikën Papale të Shën Marisë së Madhe.

Dëshiroj që udhëtimi im i fundit tokësor të përfundojë pikërisht në këtë vend të shenjtë të Marisë, ku unë  gjithnjë ndaloja të lutesha në fillim dhe në fund të çdo udhëtimi apostolik, duke ia besuar qëllimet e mia  Nënës së Paprekur dhe duke e falënderuar për kujdesin e saj të butë e amësor.

Dëshiroj që arkivoli im të përgatitet në kamaren në korridorin anësor midis Kishëzës Pauline (Kishëza e  Salus Populi Romani) dhe Kishëzës Sforza të Bazilikës, siç shihet në planin e bashkëngjitur.

Arkivoli duhet të jetë në tokë, i thjeshtë, pa zbukurime të veçanta, duke mbajtur vetëm mbishkrimin: Franciscus.

Kostoja e përgatitjes së varrimit  do të mbulohet nga një shumë e dhuruar nga një bamirës, të cilën e kam sistemuar që të transferohet në Bazilikën Papale të Shën Marisë së  Madhe. Lidhur me këtë i kam dhënë udhëzimet e nevojshme Kardinalit Rolandas Makrickas, Komisionet i Jashtëzakonshëm  i Bazilikës Liberiane.

Uroj që Zoti t’u sjellë një shpërblim të denjë të gjithëve atyre që më kanë dashur dhe vazhdojnë të luten për mua. Vuajtjen që ka shënuar këtë pjesë të fundit të jetës sime, ia ofroj Zotit, për paqe në botë dhe vëllazëri mes popujve.

20:39, 21 Prill 2025

Vdekja e Papa Françeskut erdhi nga goditja në tru

Vdekja e Papa Françeskut solli trishtim tek të gjithë besimtarët në botë, teksa ai do të mbahet mend si Papa i mëshirës dhe kujdesit.

Vatikani lajmëron se vdekja e Papës ka ardhur për shkak të një goditje në tru, e cila u shndërrua në koma dhe në një kolaps të pakthyeshëm kardioqarkullues… Lexo më shumë

19:08, 21 Prill 2025

Kisha Ortodokse e Shqipërisë: Vlerësojmë përpjekjet e Papa Franceskut për mirëkuptim mes dy kishave

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut në moshën 88-vjeçare.

Në mesazhin e ngushëllimit të Kishës Shqiptare vlerësohet misioni i Papa Franceskut, si dhe përpjekja e tij për mirëkuptim më të mëdh mes Kishës Ortodokse dhe Kishës Katolike. Lexo më shumë

18:58, 21 Prill 2025

Në katedralin e Shën Palit ka nisur mesha në nder të Papa Françeskut, një meshë që po mbahet njëkohësisht në të gjitha katedralet katolike të Shqipërisë.

Besimtarët e shumtë i janë bashkuar thirrjes së Imzot Arjan Dodaj duke ju drejtuar ambienteve të Katedrales, por nuk kanë munguar edhe turistë të pranishëm.

18:47, 21 Prill 2025

Dashuria e Papa Françeskut për Shqipërinë, Majlinda Frangaj: E përmendte shpesh pritjen shqiptare

Gjatë Papatit, Papa Françesku i cili u nda nga  jeta mëngjesin e sotëm, vizitoi 66 vende të botës, me 47 udhëtime episkopale. Udhëtimi i parë i tij në Evropë si Papë ka qenë pikërisht në Shqipëri më 21 shtator 2014.

Një udhëtim që i la mbresa të jashtëzakonshme, pasi takoi dhe dëgjoi rrëfimet e klerikëve që kishin vuajtur në kohën e diktaturës komuniste. Vizita e tij ka lënë gjurmën e saj te populli shqiptar, por edhe anasjelltas.

Majlinda Frangaj, ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, shprehet në programin “Rudina” në Tv Klan se ai ruante respekt dhe dashuri ndaj vendit tonë. Pritja e tij në Shqipëri i ka lënë mbresa të jashtëzakonshme dhe ai e përmendte shpesh.

Buzëqeshja dhe mirësia ishin veti të tij që e shoqëronin gjithmonë. Ambasadorja Frangaj ndan kujtime nga takimi i fundit me Atin e Shenjtë, ku ishin edhe 100 studentë, mes tyre një vajzë shqiptare e besimit mysliman që donte të  pagëzohej. Lexo më shumë

18:31, 21 Prill 2025

Ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj: Nuk e besova lajmin e vdekjes së Papa Françeskut

Mëngjesi i 21 prillit nisi me një lajm të trishtë për mbarë botën: ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Ati  i Shenjtë ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare në Romë, në Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pasi ishte shtruar në spitalin Gemelli.

Të dielën e Pashkëve ai u shfaq në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për të uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Por për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, mesazhin e lexoi një ndihmës i tij.

Për të përshkruar më nga afër këtë ngjarje të trishtë, programi “Rudina” në Tv Klan realizon një lidhje të drejtpërdrejtë  me ambasadoren e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangajn. Ajo shprehet se ngjarja ishte e papritur dhe ka qenë e vështirë për t’u besuar, sidomos pas shenjave të mira që po shfaqte kryepeshkopi i Romës. Lexo më shumë

18:28, 21 Prill 2025

“Vdekje në një vit të rëndësishëm”/ Majlinda Frangaj kujton me emocion emërimin e Papa Françeskut

Mëngjesin  e sotëm, në moshën 88-vjeçare u shua Papa Françesku, Papa i 226-të i Kishës Katolike Romake. Ngjarja pason të dielën e Pashkëve kur ai u shfaq para besimtarëve për urimin. Gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar pas disa javësh qëndrimi në spital, por lajmi ishte i papritur për të gjithë.

Ky detaj u theksua edhe nga ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me programin “Rudina” në Tv Klan. Ajo shprehet se ngjarja ka ndodhur në vitin e Jubileut,  një lloj shenje e shenjtërisë së tij. Ai dëshironte shumë që ta përmbyllte, por fatkeqësisht nuk mundi. Lexo më shumë

10:28, 21 Prill 2025

Shuhet Papa Françesku, bota mban zi