Luftoi me gjithë forcat që kishte, por fatkeqësisht Marko Xhurxhi nuk ia doli. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar, i cili mbrëmjen e 28 Shkurtit mbeti i plagosur për shkak të një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në Polvica, në provincën e Casertas në Itali.

Menjëherë pas ngjarjes gjendja e 45-vjeçarit ishte tejet e rëndë dhe pas 15 ditësh në spital ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Ai mësohet se po pushonte kur ndodhi shpërthimi, që dyshohet se erdhi për shkak të rrjedhjes së gazit. Xhurxhi ishte i martuar dhe kishte 3 fëmijë. Në momentin e ngjarjes, 45-vjeçari ndodhej i vetëm në shtëpi.

/tvklan.al