Shuhet pas 3 javësh në agoni 31-vjeçari shqiptar

Armand Balliu-Foto e marrë nga mediat italiane

Shuhet pas 3 javësh në agoni 31-vjeçari shqiptar

19:09 16/09/2019

Armand Balliu nuk ia doli. 31-vjeçari shqiptar u shua në spitalin Santa Chiara të Trentos, ku ndodhej i shtruar prej gati 3 javësh.

Ai u aksidentua me biçikletë më 27 Gusht gjatë kohës që kthehej nga puna. 31-vjeçari, i cili punonte si kamarier në një hotel, jetonte prej shumë vitesh në Riva del Garda.

I riu kishte përplasur kokën në asfalt dhe gjendja e tij shëndetësore ishte shfaqur menjëherë e rëndë. Mediat italiane shkruajnë se nga hetimet e karabinierëve, ngjarja ishte aksidentale.

Çfarë ndodhi më 27 Gusht? Rreth orës 22:30 i riu kthehej nga puna në një rrugë të vjetër që lidh Nagon me Torbole. Teksa ndodhej në dishezë ai rrëshqiti në asfalt duke përplasur kokën me forcë.

Ambulancën e njoftuan kalimtarë të rastit. Në vendngjarje shkuan shërbimet e zjarrëfikëses, ambulanca e karabinierët. Duke qenë se gjendja e tij ishte e rëndë, 31-vjeçari u transportua me helikopter drejt Trentos. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Santa Chiara, në reanimacion.

Pavarësisht gjithë përpjekjeve të mjekëve, Armand Balliu nuk ia doli. Ai u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit në varrezat e Grez, në Riva del Garda./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT