Dëmtimet që mori në aksident ishin tejet të rënda. Erik Fetahu, 21-vjeçari shqiptar i cili më 26 Gusht u përplas me motor me një furgon, u shua pas një jave që ndodhej në spital.

Mjekët provuan ta shpëtonin duke i prerë njërën këmbë e cila ishte dëmtuar rëndë, por as kjo nuk shërbeu për t’i shpëtuar jetën.

Përplasja fatale ndodhi në San Rocco, në Lodigiano dhe i riu shqiptar ishte shtruar në spitalin e Pavia-s. Me motorin e tij, ai u përplas kokë më kokë me furgonin e më pas përfundoi në një kanal jashtë rruge.

Eriku jetonte në Lodi. Ai ishte i apasionuar pas motorëve./tvklan.al