“Quark”, emisioni i ndjekur dhe në Shqipëri

Piero Anxhela, ikona e televizionit Italian u shua të shtunën në moshën 93-vjeçare. I lindur në Torino në vitin 1928, Piero Angela e filloi karrierën e tij 70-vjeçare në gazetari në “RAI” si gazetar radioje, ndërsa më vonë u bë korrespondent dhe prezantues lajmesh.

Popullariteti i tij në botën e televizionit nisi të rritej me programet popullore shkencore, që themeluan një traditë solide të dokumentarëve shkencorë në televizionin italian.

Ishte data 18 Mars 1981 kur spikerja televizive Maria Giovanna Elmi prezantoi para publikut italian emisionin e angelos “Kuark, Udhëtime në botën e shkencës”. Atë emision e ndoqën mbi 9 milionë shikues, duke u bërë bashkëudhëtues për disa dekada jo vetëm i italianëve por edhe shqiptarëve që ndiqnin programin e tij.

Anxhela përpara se të ikte nga kjo botë, la një mesazh për italianët.

“Të dashur miq, më vjen keq që nuk jam më me ju pas 70 vitesh bashkë. Por edhe natyra ka ritmet e veta. Ishte një aventurë e jashtëzakonshme, e jetuar intensivisht.”

Pasionin e tij per botën dhe natyrën ia la trashëgim të birit, i cili u detyrua të jepte lajmin e trishtë për italianët, me mesazhin: Udhëtim të mbarë baba.

Tv Klan