Mungesat nuk duhet të kushtëzojnë lojën e Shqipërisë ndaj Anglisë sot në Londër.

Për ish-futbollistin e Kombëtares prej kohësh Sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku të gjithë lojtarët e grumbulluar janë të aftë të luajnë në nivele të tilla me synimin për të arritur rezultat.

“Kemi mungesa të rëndësishme në mbrojtje. Çdo lojtar që vesh fanellën e Kombëtares, jep maksimumin në fushë. Në këtë ndeshje duhet më shumë se 100% për të arritur rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Lojtarët luajnë në skuadra të mira dhe përballen me lojtarë të këtyre niveleve. Nëse japin maksimumin, rezultati pozitiv është i pritshëm”, tha Shulku.

Shulku tha se djemtë janë optimist e të karikuar dhe se nuk nënvlerësojnë apo mbivlerësojnë kundërshtarin.

Tv Klan