Gjykata rrëzon kërkesën për një masë më të lehtë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën për t’u hetuar në liri të Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

Të pandehurit, përmes, avokatëve të tyre mbrojtës, kërkuan rivlerësimin e masës së sigurisë për shkak se ka ndryshuar statusi i Gjykatës, nga Krimet e Rënda në Gjykatë të Posaçme.

Pala mbrojtëse i kërkoi gjykatës lirimin e klientëve të tyre me argumentin se gjykata duhet të rivlerësonte masën për 5 të pandehurit, 10 ditë pas krijimit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndërkohë, në seancën e së martës, Këshilli i Lartë Gjyqësor depozitoi një shkresë ku legjitimon 3 gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për të vazhduar gjykimin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Tv Klan