Gjykata e Lartë rrëzon pretendimet e tij

Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e Emiljano Shullazit duke e lënë atë në qelitë e regjimit 41-biss.

Gjykata ka rrëzuar sot kërkesën e Shullazit për të dalë nga ky regjim ku duhet të qëndrojë të paktën deri në gusht të këtij viti.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 14 vite burg Shullazin për “përvetësim pasurie”, “kërcënim”,  dhe “grup të strukturuar kriminal”.

3 bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela u dënuan me 31 vite burg në total.

Tv Klan