Në Gjykatën e Posaçme të Apelit ka dështuar për gati mbi 100-ën seancë apo e thënë ndryshe për dy vite me radhë nisja e procesit gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Klan News bën me dije se për herë të parë në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij është paraqitur avokatja greko-amerikane Lambrini Nassis.

Këtë të Mërkurë janë zhvilluar debate të shumta midis palës mbrojtëse dhe trupës gjykuese, ku avokatët dhe të pandehurit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqatares Muça, pasi sipas tyre kjo gjyqtare ka shqyrtuar një kërkesë të bashkëpunëtorit të drejtësisë në lidhje me këtë çështje dhe për këtë arsye nuk mund të jetë pjesë e trupës gjykuese.

Rrëzimi i kërkesës së avokatëve dhe të pandehurve është komunikuar këtë të Mërkurë, çfarë ka shkaktuar edhe debate e diskutime lidhur me këtë çështje.

Shullazi është dënuar me 14 vite burg për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal.

Pala mbrojtëse i kërkoi gjykatës disa muaj më parë lirimin e klientëve të tyre me argumentin se gjykata duhet të rivlerësonte masën për 5 të pandehurit, 10 ditë pas krijimit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Klan News