Miratohet lista me 7 të dënuarit e parë

Ministria e Drejtësisë nisi sot aplikimin e Regjimit të Posaçëm në Burgjet e Sigurisë së Lartë, të ashtuquajturin Regjimi 41-Bis.

Lista e parë përbëhet nga 7 të dënuar të konsideruar të rrezikshëm, pasi janë dënuar për vepra të rënda penale, nga pjesëmarrje në organizata kriminale, deri në pjesëmarrje në organizata terroriste.
Ata janë: Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Genci Balladhe Endrit Zela.

Ata do te kenë liri të kufizuar, për të shmangur kontaktet me botën e krimit dhe ndërveprimin me të burgosurit apo të paraburgosurit e tjerë, që i përkasin të njëjtës organizatë ose të organizatave të tjera me të cilat ata bashkëpunojnë.

Tv Klan