Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston 31-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të shënuar, kanë vërshuar urimet për artisten me famë botërore.

Një të tillë ia ka dedikuar dhe babi i saj, i cili ka publikuar foto të viteve më parë në Prishtinë.

 “Urime ditëlindjen Rita, shumë dashuri nga Prishtina. Me një fotografi nga NEWBORN – Shine Your Light (Ndriço dritën tënde), gjithmonë vajza ime e vogël. Shumë urime prej Prishtinës”, ka shkruar babai i këngëtares.

Sjellim në vëmendje se dedikimin e parë publik, këngëtarja e ka marrë nga e ëma, Vera, e cila ka ndarë një video mjaft të ëmbël ku shihet Rita e vogël teksa improvizon sikur është duke kënduar.

Në këtë video vihet re se si nënë e bijë kërcejnë së bashku mjaft të lumtura.

“Gëzuar ditëlindjen foshnja ime, ja ku jemi duke kërcyer dhe duke u argëtuar aq shumë ndërsa ti po futeshe në botën tënde magjike të ardhshme.Të dua mbretëresha ime e përhershme e kërcimit”, ka shkruar Vera./tvklan.al