Që nga momenti kur u njoftua fejesa e Zendaya dhe Tom Holland, admiruesit nisën të flasin për dasmën e çiftit dhe si do të duket aktorja në ditën e madhe. Por nuk është aspak surprizë që dyshja, e cila kurrë nuk ka folur haptazi rreth dashurisë së tyre, mund të mbajë sekret shumë detaje.

Law Roach, stilisti dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Zendaya ka dhënë një intervistë për Complex ku është pyetur sesi do të jetë fustani i saj i nusërisë.

“Ajo dhe Tom janë shumë të rezervuar për marrëdhënien e tyre. Ata po përpiqen ta mbajnë sa më private të jetë e mundur. Nuk do të ketë një kopertinë për Vogue, as foto të dasmës dhe personat që ajo do të ftojë do të respektojnë privatësinë e tyre, kështu që do të jetë një fustan shumë i bukur që nuk do ta shohë askush”.

Më pas ai u pyet nëse e ka ëndërruar ndonjëherë sesi do të jetë fustani i nusërisë së aktores, por ai tha “jo” sepse po punon mbi veshjet e saj për turnetë e shtypit pasi për vitet në vijim, Zendaya do të shfaqet në 6 filma.

Roach tha se “sigurisht” që do të përfshihet në ditën e saj të madhe, por tani “po pushon” për të gjitha premierat që do të vijnë.

Në ceremoninë e Golden Globes në janar, Zendaya u shfaq me unazën prej diamanti, ndërsa në trup i  dallohej edhe një tatuazh me shkronjën “t”. Asokohe, burime për mediat e huaja konfirmuan se Holland gjithashtu bëri një tatuazh me shkronjën “z”./tvklan.al