Mark Zuckerberg ndjen keqardhje.

“Më vjen shumë keq për këtë që ndodhi”,

thotë themeluesi dhe drejtuesi i Facebook në një intervistë ekskluzive për gazetaren e CNN, Laurie Segall.

Fundjavën që lamë pas u zbulua se Cambridge Analytica, një kompani të dhënash e lidhur me fushatën presidenciale 2016, të Donald Trump, mori të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook pa dijeninë e tyre dhe mund t’i ketë mbajtur këto të dhëna edhe pasi Facebook i kërkoi kompanisë që t’i fshinte.

Ky zbulim e vuri Facebook dhe Zuckerberg në qendër të vëmendjes për dhënie të të dhënave të përdoruesve dhe shkelje të privatësisë së tyre.

Zuckerberg foli për këtë skandal publikisht nëpërmjet një postimi në Facebook të mërkurën. Ai shkruajti se kompania ka bërë gabime dhe nënvizoi sesi i ka ndryshuar politikat e saj për t’u siguruar që të dhënat e përdoruesve të jenë të mbrojtura.

“Do kisha dashur që t’i kisha marrë ato hapa më herët”,

tha Zuckerberg për Segall. “

Ky… është me gjasë gabimi më i madh që kemi bërë këtu”.

Në 2014-n, Facebook e ndryshoi platformën e tij për të kufizuar sasinë e të dhënave që palët e treta sipërmarrëse mund të kishin akses.

Aleksandr Kogan, shkencëtari i të dhënave që i dha të dhënat SCL Group dhe filialit të saj Cambridge Analytica, ndërtoi një aplikacion për të marrë të dhënat e përdoruesve dhe miqve të tyre në 2013-n. Në ato kohë, ai u lejua që të merrte një gamë të dhënash.

Ndonëse të dhënat e Kogan u morën në mënyrë të ligjshme, ai theu politikat e Facebook kur ndau informacion me një palë të tretë. Kur Facebook mësoi për shpërndarjen e informacionit, i kërkoi Cambridge Analytica që të shkatërronte të dhënat. Cambridge i tha se e kishte bërë një gjë të tillë.

Por një ish-kontraktor, Christopher Wylie, e vë në diskutim faktin se Cambridge Analytica i ka fshirë të dhënat e përdoruesve.

Zuckerberg i tha Segall se ndihet i keqardhur që e ka marrë për të mirëqenë fjalën e Cambridge Analytica: “

Ky ishte padyshim një gabim”,

tha ai.

Më tej Zuckerberg tha se Facebook ka në plan që të njoftojë të gjithë ata të cilëve Cambridge Analytica u mori të dhënat. Por ai shtoi se do të kishte dashur që kompania të mos kishte pritur kaq shumë për t’i thënë njerëzve se çfarë kishte ndodhur.

“Kjo është diçka që, kur kthej kokën pas, më vjen keq që nuk e bëmë në atë kohë

“, tha ai për CNN

. “Mendoj se vepruam gabim”.

Ai tha gjithashtu se rrugës ka bërë edhe gabime të tjera.

“E nisa këtë kur isha shumë i ri dhe pa eksperiencë

“, tha 33-vjeçari Zuckerberg.

“Kam bërë gabime teknike dhe gabime në biznes. Punësova njerëzit e gabuar. Besova njerëzit e gabuar

“, tha ai.

Me gjasë kam prezantuar më shumë produkte që kanë dështuar se çdo njeri tjetër në jetë”.

Megjithatë në fund Zuckerberg thotë se ka mësuar nga gabimet. “

Ky është përkushtimi që përpiqem të kem brenda kompanisë tonë dhe për komunitetin tonë”.//tvklan.al