Në datën 9 Qershor, këngëtarja e mirënjohur nga Kosova Edona Llalloshi ka publikuar këngën “Ditën e hane”, një këngë të cilën e ka kënduar më parë edhe Gili në vitin 2010.

Përveç këtij projekti, i cili deri më tani ka rezultuar tepër i suksesshëm, Llalloshi tha tek “Rudina” këtë të martë se së shpejti do të lançojë edhe 8 këngë të tjera, të cilat tashmë janë gati.

Edona Llalloshi: Unë shumë shpejt, po e shfrytëzoj rastin këtu në emisionin tuaj, t’ju tregoj se shumë shpejt do t’i lançoj edhe 8 këngë të tjera.

Rudina: 8 këngë?

Edona Llalloshi: Po, janë 8 këngë qytetare.  I kam përfunduar edhe xhirimet dhe shumë shpejt publiku do të ketë mundësinë t’i shikojë dhe t’i dëgjojë. Janë 8 këngë të lehta, këngë shpirti, që i kam kënduar me shumë dashuri dhe uroj të pëlqehen. Tani nuk e di a këtë javë apo javën tjetër, vetëm se publiku do të ketë mundësi t’i shikojë dhe dëgjojë.

Rudina: Paske bërë një punë kolosale, urime pa fund Edona edhe një herë.

Edona Llalloshi: E kam shfrytëzuar maksimalisht Rudina karantinën. /tvklan.al