Aplikacioni TikTok, që njihet për videot e shkurtra, ka njoftuar të gjithë përdoruesit se shumë shpejt do të bëhen disa ndryshime.

Reuters raporton se brenda javëve të do të lejohen përdoruesit e aplikacionit do të mund të publikojnë video më të gjata se tani, deri në tre minuta.

Gjatë javëve të ardhshme, ne do të hapim mundësinë për të krijuar video më të gjata për të gjithë në TikTok, duke i dhënë mundësi të gjithëve për të ngarkuar dhe modifikuar video me gjatësi deri në tre minuta direkt brenda TikTok“, është kjo deklarata nga zyrtarët e Tik Tok.

TikTok, deri tani lejon përdoruesit të regjistrojnë video të shkurtra deri në 60 sekonda dhe të shtojnë efekte speciale dhe kolona zanore  të këngëve të ndryshme.

Ky rrjet social po përdoret masivisht nga adoleshentët vitet e fundit, ku shpesh herë krijojnë dhe sfida të ndryshme.  TikTok është në pronësi të ByteDance dhe po konkurron me Instagram dhe Facebook./tvklan.al