Për të shmangur kontaktin mes drejtueseve të automjeteve dhe Policit Rrugore, por dhe shpesh herë subjektivizimit nga ana e këtij të fundit, shumë shpejt do të nisë të funksionojë gjobat elektronike.

E për ta bërë të mundur futjen e teknologjisë në monitorimin e aksesve rrugore do të ndihmojë një projekt i financuar nga qeveria suedeze, marrëveshje e ndarë në dy faza ka kaluar këtë të mërkurë në qeveri.

I pyetur, Çuçi nuk mohon një plan të qeverisë për rritjen e pagave për uniformat blu, por zbulon se është në diskutim një tjetër projekt që mundëson përdorimin e të ardhurave nga shërbimet e policisë për shpërblimin e punonjësve të strukturave policore.

Një ditë përpara se të skadojë afati 100 ditore që kryeministri i vendosi Policisë së Shtetit për t’u reformuar, Ministri Brendshëm deklaron se është duke e bërë kreu i ri i policisë, analizën në të gjitha qarqet. Përfundimet e së cilës do të bëhen publike sipas tij.

Tv Klan