Një studim në Europë ka dalë në përfundimin se vdekjet e fëmijëve të infektuar me Covid-19 janë jashtëzakonisht të rralla. Vetëm 4 prej 582 fëmijëve të marrë në studim humbën jetën për shkak të virusit, dy prej të cilëve vuanin edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Simptomat në përgjithësi tek ta janë të lehta. Disa prej të cilëve nuk kishin asnjë shenjë. Megjithatë 1 në 10 fëmijë kishte nevojë për terapi intensive. Doktorët thotë se studimi është “sigurues”, por ka akoma nevojë të zbulohen mënyrat më të mira të trajtimit për fëmijët që shfaqin shenja të rënda të sëmundjes.

Në kërkim u morën 582 fëmijë nga 25 vende të Europës. Ata ishin të moshave nga tre ditësh deri në 18 vjeç. Të gjithë rezultuan pozitivë gjatë pikut të pandemisë në Prill. Çereku i tyre kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nga katër viktimat gjatë studimit (0.69%), asnjë prej tyre nuk ishte nën moshën 10-vjeçare. Më shumë se gjysma e fëmijëve të infektuar u shtruan në spital, por vetëm 8% e tyre kishte nevojë për terapi intensive.

Përgjithësisht fëmijët kishin temperaturë, infeksion të traktit të sipërm respirator, pneumoni dhe simptoma gastrointestinale. 16% e fëmijëve që kishin kontakt të afërt me një rast të njohur nuk kishin fare simptoma./tvklan.al