ISHP: Pozitiviteti i tamponeve i ulët, por mbizotëron mutacioni indian

Shumica e tamponëve për Covid në shqipëri rezultojnë se janë me variantin Delta. Specialistja e ISHP, Iris Hasibra thotë se edhe pse pozitiviteti i mostrave të marrë në vend ështe i ulët, tashmë vihet re se po mbizotëron varianti Delta.

“Ne kemi konfirmuar zyrtarisht praninë e variantit Delta nëpërmjet analizave në Berlin. Është një variant që po shikohet edhe në sinjalet e tjera të rasteve pozitive në laboratorin tonë në ISHP. Rastet që po konfirmohen i atribuohen atij mutacioni”.

Instituti i Shëndetit Publik është në komunikm të vazhdueshëm me laboratorin e Berlinit për çdo analizë të mostrave të dërguara për analizim të mëtejshëm.

Sipas specialistëve, varianti Delta qarkullon në Shqipëri që prej Qershorit dhe në Gusht ai pritet të shënojë kulmin e rasteve të të infektuarve me Covid.

Tv Klan