“Nuk mandatoi Lekiçin për kryeministër, por kërkoi zgjedhje të reja”

Shumica parlamentare në Malin e Zi kërkon që presidenti Milo Gjukanoviç të shkarkohet. Kreu i shtetit malazez refuzoi të mandatojë kandidatin e propozuar prej tyre për kryeministër Miodrag Lekiç. Gjukanoviç preferoi t’i sugjerojë kryetares së parlamentit Daniela Gjuroviç të shkurtojë periudhën legjislative për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

E gjitha kjo procedurë, sipas deputetit të Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviç është e jashtëligjshme dhe i hap rrugën shkarkimit të Gjukanoviçit. Kjo kërkesë e nënshkruar nga 41 deputetët e shumicës i është dërguar po ashtu kryeparlamentares Daniela Gjuroviç, e cila vendos për nisjen e procedurave të shkarkimit.

Prej 20 Gushtit kur parlamenti rrëzoi qeverinë e Dritan Abazoviçit pasi nënshkroi marrëveshjen me kishën serbe, vendi është në krizë politike pasi klasa politike nuk po gjen dot gjuhën e përbashkët për formimin e një qeverie të re.

Tv Klan