Si do e kalojnë ministrat e Berishës natën e ndërrimit të viteve – (30 Dhjetor 2005)


Si do e kalojnë ministrat e Berishës natën e ndërrimit të viteve – (30 Dhjetor 2005)

21:26 30/12/2005

Kryeministria nuk ju ka dhënë “vizë” ministrave që ta kalojnë festën jashtë vendit. Lëvizja e lirë e tyre do të kufizohet brenda territorit të Shqipërisë. Flitet se Sali Berisha u ka kërkuar anëtarëve të kabinetit që të mos shpërndahen në këtë fundviti më larg se 28 mijë kilometrat katror të Republikës, në mënyrë që në grup të përgatisin sa më shpejt planet konkrete të aksionit për 6 mujorin e parë të vitit të ri.

Kjo kërkesë nuk ka pikëlluar një pjesë të ministrave të cilët tregojnë që festën e ndërrimit të viteve ta festonin në atdhe.

Lufter Xhuveli:Si zakonisht në Tiranë me familjen, me të afërmit, me fëmijët e mi që tashmë janë të rritur.”

Gazetarja: “Do të mblidheni të gjithë në shtëpitë tuaj apo do të mblidheni në ndonjë lokal?”

Lufter Xhuveli: “Në lokal jo, por do të mblidhemi familjarisht përsëri bashkë. Kemi një familje të madhe.”

Për ish-ministrin e Ushqimit Xhuveli do të gatuajnë të tjerët.

Gazetarja: “Marrin pjesë në gatim për , meqenëse do të gatuani vetë në shtëpi apo jo?”

Lufter Xhuveli: “Unë, me gjithë mend e ke këtë pyetje? Jo, jo. Edhe kur s’ka pasur 100 ditësh nuk e kam bërë ndonjëherë.”

Ministri aktual i Bujqësisë Jemin Gjana është në dilemë nëse do të festoi vitin e ri me apo pa bashkëshorten e tij.

Jemin Gjana:Do të udhëtoi për në Pogradec.”

Gazetarja: “Me kë, me gruan?”

Jemin Gjana: “Do shoh. Besoj që po.”

Ministri i Ekonomisë Genc Ruli nuk e ka vendosur se ku brenda kufijve do të festojnë natën e ndërrimit të viteve.

Genc Ruli: “Në Tiranë patjetër, ose në mos në Tiranë në një qytete tjetër të Shqipërisë, por me shoqëri do e kaloj.”

Ministri Basha më i pasuri i kabinetit Berisha nuk është treguar aspak dorë shtrënguar në këtë funfviti.

Gazetarja: “Dhurata keni bërë zoti Basha?”

Lulzim Basha: “Kam bërë.”

Gazetarja: “Keni kënaqur vetëm familjarët tuaj apo edhe shoqërinë?”

Lulzim Basha: “Edhe miqtë, edhe bashkëpunëtorët.”

Ndërsa pas darkës tradicionale familjare, Basha nuk ka lënë pas dore qejfet rinore të pasmesnatës.

Gazetarja:Do të mblidheni në ndonjë lokal të Tiranës?”

Lulzim Basha:Me siguri, po ia kam lënë në dorë planifikimin atyre.” /tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj










Të ngjashme