Si do të jenë temperaturat gjatë Gushtit dhe kur do të largohet i nxehti afrikan


Si do të jenë temperaturat gjatë Gushtit dhe kur do të largohet i nxehti afrikan

10:01 02/08/2021

Meteorologu Hakil Osmani për Klan News ka bërë parashikimin e motit për sot dhe ditët në vazhdim, ku shprehet se temperaturat do vijojnë të qëndrojnë të larta, por pas ditës së mërkurë mund të ketë një ulje të lehtë.

“Mbeten temperatura të larta edhe gjatë ditës së sotme duke bërë që maksimumet të luhaten nga 39-40 gradë celsius në zonat qendrore të territorit shqiptar. Përsa i përket pjesës tjetër të javës pritet që të kemi një rënie të lehtë kryesisht të vlerave termike pas ditës së mërkurës duke zbritur në vlerat 37-38 gradë, por që sërish për muajin Gusht mbeten temperatura shumë të larta.

Ditën e enjte pritet që të kemi një sistem vranësirash më të dendur prezent në territor duke krijuar kështu mundësira për rrebeshe shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. E premtja sjell një përmirësim të kushteve të motit, por sërish vranësirat mbeten prezente edhe gjatë ditës së premte”.

Përsa i përket 15 ditëshit të parë të Gushtit ku shumë njerëz kanë filluar dhe pushimet, meteorologu Hakil Osmani shprehet: “Pritet që 15 ditëshi i parë i Gushtit të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Nuk përjashtohen episode të shkurtra të cilat do të sjellin prezencë të reshjeve të izoluara që mbeten kryesisht të izoluara në zonat malore dhe do jenë reshje afatshkurtra. Kryefjala e 15 ditëshit të parë do të jenë temperaturat e qëndrueshme, kryesisht në zonat bregdetare do të kemi  mbizotërim të kthjellimeve, por dhe temperaturat herë pas here të ketë rënie të lehta”.

Për 15 ditëshin e dytë të Gushtit Osmani shprehet: “Pritet të kemi një normalizim të temperaturave, por do të kemi dhe momente të qarkullimit të masave ajrore ku temperaturat e larta do rikthehen sërish në territorin shqiptar. Pritet që 15 ditëshi i dytë të jetë më komod përsa i përket vlerave termike”./tvklan.al







Të ngjashme