Sipas një studimi të ri të kryer së fundmi, izolimi për shkak të përhapjes së pandemisë mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin tonë mendor.

Kalimi i kohës në izolim dhe ndjekja e masave për distancimin shoqëror mund të ngadalësojë përhapjen e sëmundjes, por gjithashtu mund të lidhet me një rritje të depresionit, ankthit, abuzimit me drogërat, alkoolin dhe dhunën në familje.

Ndikimi i izolimit në shëndetin tonë mendor nuk do zhduket në momentin kur do të na lejohet që të dalim përsëri jashtë shtëpisë. Ekspertët besojnë se përkeqësimi i sëmundjes mendore mund të vazhdojë me vite pas pandemisë.

Ata thonë se është thelbësore për ne që të jemi të përgatitur për mënyrën sesi virusi do të ndikojë në shëndetin tonë mendor.

Doktori Sandro Galea nga Universiteti i Bostonit u shpreh: Hapat e marra mund të jenë të rëndësishme për të lehtësuar përhapjen e kësaj sëmundjeje, por ato padyshim që do të sjellin pasoja për shëndetin mendor dhe mirëqenien, në një afat të shkurtër dhe të gjatë.

Studiuesit rekomandojnë përdorimin e teknologjive dixhitale, për të siguruar që lidhja shoqërore të vazhdojë akoma, edhe nëse nuk mund të jetë përmes ndërveprimit fizik. Ekspertët sugjerojnë gjithashtu praktikumin e aktiviteteve të dikurshme në kushte shtëpie. Fëmijët që nuk janë në shkollë, gjithashtu duhet të kenë një rutinë të strukturuar,të ngjashme me atë para izolimit./tvklan.al