Si do nisë vjeshta për shenjat e horoskopit dhe kush do ketë më shumë fat në karrierë dhe dashuri




Si do nisë vjeshta për shenjat e horoskopit dhe kush do ketë më shumë fat në karrierë dhe dashuri

19:05 22/06/2021

Astrologia Meri e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka folur rreth shenjave të horoskopit gjatë stinës së verës, cilat pëlqejnë të udhëtojnë, të flirtojnë apo dhe cilat nga shenjat do martohet këtë vit. Gjithashtu Meri ka treguar se si do nisë vjeshta dhe cila nga shenjat e horoskopit do ketë shumë sukses në karrierë dhe një jetë të lumtur personale.

Rudina Magjistari: Cilat nga shenjat do kenë mbarësi dhe një karrierë të mirë me fillimin e vjeshtës?

Meri Shehu: Me fillimin e vjeshtës, do jenë Demët ata që do fillojnë një avancim në lidhje me karrierën sepse siç e thashë Jupiteri shumë pak do qëndrojë në Peshk dhe do futet direkt në shenjën e Ujorit dhe disa shenjave si Dem, Akrep, Ujor dhe Luan do t’u japë prioritet.

Menjëherë në vjeshtë unë mendoj që Demët do fillojnë kryesisht për të ardhmen dhe karrierën e tyre, do marrin vendimet e duhura për të arritur aty ku duhet, por dhe në jetën personale, do marrin vendime më konkrete përsa i përket ecurisë së jetës së tyre në çift.

Një nga shenjat e tjera që do marrë vendime të rëndësishme karriere në jetën e vetë do jenë dhe Ujorët. Këtë verë do merren me Lekë, do i mbushin mirë ata rezervuarët e tyre ekonomik sepse i pret një vjeshtë e fuqishme dhe kanë shumë plane për të realizuar dhe janë shumë të rëndësishme këto plane, këtu nuk përjashtohet jeta personale, investime etj.

Janë Akrepët që në vjeshtë duhet të bëjnë dominancat e tyre. Dhe Akrepët kemi dëgjuar që kanë pasur një vit me ndryshime të rëndësishme. Verën do ta shijojnë shumë në dashuri dhe flirte, më pas do fillojnë lidhjet më stabël nga vjeshta e tutje që do vendosin ose do ndahen nga një marrëdhënie ose të martohen dhe të futen në një jetë të re.

Dhe Luanët e kanë direkt çështjen e martesës, pra nëse nuk janë martuar deri tani apo nuk kanë zgjidhur konfliktet në një martesë dhe nuk janë ndarë, vjeshta fillon të zgjidhë ato konflikte që duhen të ndahen nga një marrëdhënie e lodhur dhe u jepet mundësia ose do futen në një martesë e cila është një detyrim i vitit që duhet ta bëjnë. /tvklan.al





Të ngjashme