Si do të çmontohet “San Siro”

Si do të çmontohet “San Siro”

18:30 17/09/2019

Plani do të marrë 235 ditë kohë

Inter-Milan janë përgatitur të ndërtojnë së bashku stadiumin e ri. Një projekt nga më ambiciozët në futbollin evropian dhe botëror. Por përpara se të realizohet kjo, duhet shembur i lavdishmi ‘San Siro’.

Dhe kjo duhet bërë sipas një plani specifik që do të marrë 235 ditë kohë. Afërsisht 8 muaj punë duke nisur nga unaza e parë më pas e dyta dhe e treta dhe pas tyre kullat. Radhën do ta ketë mbulesa metalike deri sa të çmontohen edhe themelet e stadiumit ekzistues.

Parashikohet të çmontohen rreth 125 mijë metra kub katonges, 8800 ton hekur dhe armatura veç 200 mijë tonëve që peshojnë mbulesa e stadiumit. Mendohet që inertet të transportohen me kamionë 30 tonësh të cilëve do t’u duhet të bëjnë nga 10.500 deri në 11.300 rrugë.

E gjithë puna do të bëhet me mjete nga më të rëndat dhe nën rregulla tejet të rrepta për respektimin e ambientit, duke përdorur makineri që do të ulin shpërndarjen e pluhurit deri në 90%. Nëse edhe kjo nuk do të mjaftojë, do të përdoren ‘Cannon fog’, makineri që do të sprucojnë ujin në formë mjegulle.

Idetë për ngritjen e stadiumit të ri janë të ndryshme, por çdo gjë do të vendoset edhe me pëlqimin e dy ekipeve Inter dhe Milan.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori