Një ditë pasi premtoi që vjeshtën e vitit tjetër nisin fluturimet në Aeroportin e Kukësit, Kryeministri Rama ka publikuar të mërkurën edhe pamjet 3D se si do të duket ky aeroport pas 1 viti.

“Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

I ndërtuar para shumë vitesh dhe i lënë në harresë të plotë, Aeroporti i Kukësit do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë përpara se të vihet në operim.

Pas mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar në Kukës, Kryeministri Rama tha se punimet për vënien në funksion të aeroportit të dytë në vend do të nisin në fillim të vitit që vjen. /tvklan.al