Autostrada nënujore, sporte mbi hoverboard dhe pushime në hapësirë, janë disa prej gjërave që pritet të jenë të zakonshme pas 50 vjetësh, të paktën sipas një raporti që parashikon të ardhmen e teknologjisë.

I njëjti raport parashikon prodhimin në masë të organeve të printuara 3D, implanin e monitoruesve të shëndetit dhe shtëpi që pastrohen vetë.

Parashikimet, sipas asaj që shkruan e përditshmja DailyMail, janë përpiluar nga një grup akademikësh dhe studiuesish të së ardhmes.

I quajtur Samsung KX50: E ardhmja në fokus, në raport sugjerohet se në 2069-n transporti publik do të jetë revolucionalizuar tej mase. Do të ketë sistem metroje nënujor që do të përdoret mes Mbretërisë së Bashkuar, Europës dhe rajone të tjera, ku mjetet me shpejtësi tejet të lartë do të bëjnë të mundur udhëtimin në më pak se një orë nga një shtet në tjetrin.

Taksitë fluturuese dhe autobusët do të jenë gjithashtu të përhapura masivisht në zonat urbane, ndërsa sa i përket udhëtimeve me distanca të largëta, ato do të kryhen me anë të raketave të përdorshme që do të fluturojnë në atmosferë dhe me shpejtësi të lartë, duke shkurtuar kohën e udhëtimit nga Londra në New York në vetëm 30 minuta.

Në raport parashikohet gjithashtu që e ardhmja të jetë më gradaçela nëntokë, që supozohet të jenë në gjendje të durojnë tërmetet. Shtëpi të cilat pastrohen vetë. Ato do të kenë një buton që mund të shtypet kur largoheni nga shtëpia apo flini gjumë.

Hotele në hapësirë, në mënyrë që një njerëzit të shkojnë për pushime ku do të shijojë pamje nga hëna, apo planete të tjera. Gjithashtu, ekspertët parashikojnë që insektet do të jenë një prej burimeve kryesore të proteinave.

Filmat interaktivë, ku shikuesi bëhet pjesë e tyre me anë të syzeve virtuale, apo sportet mbi hoverboards, janë disa prej gjërave të tjera që sipas ekspertëve na pret në të ardhmen./tvklan.al