Ekspertët e Shëndetësisë e konsiderojnë të qëndrueshme situatën e përhapjes në koronavirusit në vend, por mësimi në sistemin arsimor parauniversitar do të vijojë në mënyrë të alternuar për shumë prej shkollave. Megjithatë disa prej tyre, kryesisht ato shkolla që kanë një numër të ulët të nxënësve apo mjedise të bollshme, kanë vendosur t’i rikthehen mësimit fizik në klasa.

Në çdo rast ky proces do të monitorohet nga Ministria e Arsimit, por pa i kushtëzuar në skenarin që zgjedh secila prej tyre. Përjashtim bëjnë ato shkolla që kanë mësues dhe nxënës të karantinuar si pasojë e koronavirusit. Në këtë rast sistemi i kombinuar mes online-it dhe klasave, është i detyrueshëm. 

Që prej mesit të Dhjetorit, Komiteti Teknik i Ekspertëve i sugjeroi Ministrisë së Arsimit që të kalojë në mësim të alternuar online dhe në shkollë, të gjithë nxënësit nga klasa e 6 deri në të 11.

Këtë vit, si pasojë e pandemisë, nxënësit janë lënë të lirë të zgjedhin mësimin në shkolle apo online, për rastet që ndihen të rrezikuar.

Një ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që mësimi në universitete të vijojë online, deri në një vendim të dytë.

Tv Klan