Beren Saat një nga aktoret më të dashura dhe më të paguara në Turqi ka publikuar disa foto të saj në moshën 20-vjeçare në profilin e Instagram.

Siç njihet ndryshe “Bihter” nga roli i saj në serialin e famshëm turk “Dashuri e Ndaluar” të transmetuar në Tv Klan ka publikuar dy foto me mbishkrimin “Beren 20”.

Aktorja njihet edhe për rolet e saj në serialet si “Fatmagyl”, “Sulltanesha Kosem”, por së fundmi ajo është protagoniste në serialin “The Gift”.

“The Gift” është një produksion turk në bashkëpunim me platformën “Netflix”. /tvklan.al