Ajo është një gazetare sportive shumë e komentuar, e cila gjithmonë tërheq vëmendjen e medias. Bëhet fjalë për një moderatore dhe gazetare të suksesshme, ku prej vitesh tashmë drejton programe sporti.

Ilda Bejleri, ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer fëmijërinë e saj. Gjatë emisionit, Bejleri kujtoi ngjarjet e fëmijërisë, të cilën e përshkruan si periudhën më të bukur dhe tregoi se ka qenë fëmijë i gjallë dhe i dashur.

“Fëmijërinë time do ta konsideroja shumë të bukur. Kemi jetuar për më shumë se 20 vite me gjyshin dhe gjyshen në një lagje shumë të mirë, tek “Vorri Bomit”. Vitet më të bukura të jetës time i kam kaluar aty. Unë kam lindur në ‘87-ën dhe më ka kapur edhe periudha e tranzicionit. Mbaj mend që njerëzit kishin akoma shtëpitë private dhe ne pothuajse jetonim me njëri-tjetrin. Shkonim në çdo aktivitet. Mbaj mend që kam qenë fëmijë i gjallë, e dashur dhe e lumtur. Mbaj mend që gjyshja ime më tregonte të gjithë historitë e fisit, në vend të përrallave dhe unë gjithë fisin njihja dhe dija përmendësh historinë. Madje sot e kësaj ditë kur takoj nipër ose mbesa të nënës që janë më të mëdhenj se unë, vë re që njoh më mirë historitë e fisit se sa ata. Kur ne ishim të vegjël, prindërit e mi si gjithë shqiptarët lanë Shqipërinë për të emigruar drejt Greqisë. Gjuha e parë e huaj që unë kam mësuar ka qenë greqishtja. Kanë qenë momente edhe të bukura, por edhe të vështira sepse babai im la zyrën, ku ishte inxhinier ndërtimi për të emigruar. Megjithatë kanë qenë momente që shënojnë jetë e dikujt. Unë të gjithë njerëzit që kanë qëndruar pranë meje dhe më kanë mbështetur në fillimet e mia i mbaj vërtetë në zemër dhe iu jam shumë mirënjohëse”,

tregoi Bejleri.

/tvklan.al