Personazhi i radhës në episodin e ri të emisionit “Doktor Plastik” ishte Ermela Mezuraj. Ish-fituesja e “Big Brother”, e cila njihet si një personazh që ka thyer tabutë, bëri përsëri të njëjtën gjë. Duke guxuar të shfaqet topless për këtë reality show, e për të na rrëfyer arsyen që e shtynë në këtë pjesëmarrje.

Ermela Mezuraj në “Doktor Plastik” erdhi për të zmadhuar gjoksin. Fillimisht stafi mjekësor i klinikës “Da Vinci” ishin skeptikë për rezultatin e saj. Sipas autores së emisionit Elda Laze, në fakt Ermela fillimisht u refuzua nga doktori i Klinikës “Da Vinci” sepse e shihte me skepticizëm rezultatin final të saj për shkak të një simetrie të theksuar në gjoksin e saj dhe largësisë së madhe mes tyre. Por, Ermela ka këmbëngulur të jetë pjesëmarrëse në “Doktor Plastik”.

“Është një dëshirë e imja dhe as doktor Giulio nuk e di që rezultati ka për të qenë shumë më i mirë nga ai që pritet”, ka thënë Ermela në intervistën e rrëfimit, para se të kryejë operacionit. Dhe mesa duket ka pasur të drejtë, sepse rezultati ka qenë mahnitës. Ermela në finalen e “Doktor Plastik, shfaqet teksa pushon në plazhin e Durrësit me një mikun e saj dhe ndihet krenare për rezultatin e arritur./tvklan.al