Kris Jenner tashmë ka një pamje të re! Pamje e cila ka çoroditur jo pak fansat të cilët e kanë ngatërruar atë me Kim Kardashian. Jenner debutoi pamjen e saj të re në “Instagram”, ku komentet nga fansat ishin të shumtë.
“Kim je ti!”
“Për një moment mendova se ishte Kim e veshur si Kris!”
Me flokët e shkurtër të prerë drejt dhe një balluke të stiluar, Kris Jenner të jepte siluetën e Kim Kardashian. 69-vjeçarja la pas modelin e saj tipik, duke guxuar më atë që vajza e saj e bëri disa muaj më parë.




/tvklan.al