Kate Middleton dhe Meghan Markle janë fotografuar pafund përgjatë shtatzënive të tyre. Por nëse kërkon për një fotografi të Mbretëreshës Elizabeth me bark, vështirë se mund të gjendet.

Monarkja ishte e kujdesshme që t’i mbante sa më larg syrit të publikut shtatzënitë e saj, për shkak të “tabuve” të asaj kohe të familjes mbretërore.

Kur Princesha Elizabeth mbeti shtatzënë me Princin Charles, në vitin 1948, deklarata e Pallatit Buckingham ishte tejet e rezervuar. Sipas New York Times, shtatzënia e saj u bë publike kështu: “Princesha Elizabeth nuk do të ketë angazhime publike pas fundit të Qershorit”.

5 muaj nga hera e fundit që ishte parë në publik lindi Princi i Uellsit, më 4 Nëntor të 1948-s. Por nënë e bir nuk u fotografuan bashkë deri një muaj më vonë, më 15 Dhjetor, ditën kur Charles u pagëzua.

Në atë kohë, Mbretëresha ishte 22-vjeçe dhe lindi pas 22 orësh që i kishin ardhur dhimbjet me ndërhyrje cezariane, në Pallatin Buckingham. Sipas raportimeve, Princi Philip nuk ndodhej aty kur djali i tij lindi.

Princesha Anne lindi në 1950-n, në Shtëpinë Clarence, pasi në atë kohë Pallati Buckingham po i nënshtrohej restaurimit. Më pas erdhën në jetë Princi Andrew dhe Princi Edward, të cilët lindën në Pallatin Buckingham, në vitin 1960 dhe 1964.

Princesha Diana ishte anëtarja e parë e familjes mbretërore që lindi në spital. Më 21 Qershor të 1982-it, Diana theu traditën duke e lindur Princin William në Spitalin St Mary’s./tvklan.al