Marrëdhënia e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç është komentuar shpesh.

Pikërisht për këtë marrëdhënie, Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan direkt nga Nju Jorku.

Rama u shpreh se ka një raport pozitiv, por për Kosovën nuk bien dakord. Sipas Kryeministrit Rama, mbajtja e raporteve me Serbinë është në interes të Shqipërisë.

“Nuk është një raport kaq i afërt në sensin personal por është një raport njerëzor pozitiv bazuar tek nevoja për të shtyrë gjërat përpara dhe për të vendosur bazë të pakthyeshme në marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Për mua raportet më të mira dhe të shëndetshme janë raportet kur nuk bën sikur bie dakord për gjitha por për atë që s’bie dakord nuk bie dakord. Nuk biem dakord fare për mënyrën se si shohim Kosovën, se si duhet shkuar drejt ndarjes përfundimtare nga e shkuara në raport me Kosovën. Por ama biseda bëhet e fortë dhe e thellë jo si dikur që s’bëhej dot as bisedë. Kështu që mendoj se kjo është rruga e duhur dhe politika është interes. Është një raport që ndjek interesin e Shqipërisë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al