Programi “E diela Shqiptare”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me këngëtarin e dashur për publikun, Ledri Vula.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Ardit Gjebrea, se si filloi lidhja me blogeren Sara Hoxhën, reperi u përgjigj se janë njohur krejt rastësisht në Gjermani, kanë folur në Instagram dhe më pas janë takuar.

Ledri shton se kur Sara ishte me studime në Meksikë i është dashur të ndryshojë orarin e gjumit dhe ka qëndruar dhe pa gjumë për të folur me të.

Ardit Gjebrea: Si u njohe me Sarën?

Ledri Vula: Më Sarën jemi njohur në Gjermani, në një koncert, krejt rastësisht e kam takuar. Edhe më pas kemi folur në Instagram, deri sa jemi takuar.

Ardit Gjebrea: Kur kuptove ti që ajo është e duhura?

Ledri Vula: Me kohë, kur po kalon një kohë bashkë. Kur gjen një mirëkuptim, një kompromis dhe kur kalon një kohë dhe nuk të ikën dashuria.

Ardit Gjebrea: E madhe! Rrije pa gjumë?

Ledri Vula: Po kam ndenjur një kohë. Kur ka qenë në Meksikë me studime, e kam ndërruar gjumin për të mundur të flisja në telefon, kështu që më ka rënë pak edhe pa gjumë të rri.

Ardit Gjebrea: Ishte Sara, ishte mosha e duhur, apo u mbush kupa?

Ledri Vula: Të treja nga pak, ka ndodhur me kohën. Edhe Sara, edhe koha.

Ardit Gjebrea: A u tute ta marrësh një vendim të tillë?

Ledri Vula: Në fillim pak jam frikësuar.

Ardit Gjebrea: Nga se?

Ledri Vula: Po ku di. Kur kam bërë 30 vjet ka qenë një moment kështu, i bëre 30, po tani çfarë do ndodhë. Por brenda në vete kur je i ri, vitet janë veç numra, kështu që me atë mendim e kam hequr frikën./tvklan.al