Truri e dashuron muzikën dhe për të njohur një motiv të njohur, i mjaftojnë 100-300 milisekonda. Një studim i publikuar në revistën Scientific Reports, u kryer nga Universitetit College i Londrës, ka arritur të vërtetojë se truri është në gjendje të njohë në kohë rekord pjesë muzikore që i ka të arkivuara në memorjen personale.

Për të arritur në këtë konkluzion janë përdorur teknika të avancuara dhe janë monitoruar një grup prej 10 vullnetarësh të të dy gjinive, duke i vënë të dëgjojnë këngë të njohura dhe të panjohura.

Është vënë re se përballë notave të preferuara reagojnë pupilat e syrit duke u zgjeruar dhe më pas aktivizohen disa zona të kores së trurit që janë të lidhura me memorjen.

Sipas autorëve të studimit, ky zbulim është mjaft i rëndësishëm, pasi tregon se truri është në gjendje të kujtojë meloditë e njohura dhe të dashura për të.

Memorja muzikore  mbetet e ruajtur mirë në arkivat tona, ndryshe nga forma të tjera të memorjes që pësojnë dëmtime.

Kjo gjë mund të përdoret si terapi për kurimin e disa sëmundjeve neurodegjenerative që lidhen me humbjen e kujtimeve.

Klan Plus