Këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, panelistët kanë folur rreth gatimit dhe kuzhinës.

Xhoi Jakaj, ka treguar që nuk ka qenë ndonjëherë e përkëdhelur, por kur vinte puna tek gatimi jeta e ka përkëdhelur pafund.

Ajo gjithashtu u shpreh në emision që sot i gatuajnë dy vajzat, duke përmendur Oriola Marashin.

Madje ato janë edhe kritikueset e saj më të mëdha kur vjen puna tek ushqimi.


Xhoi Jakaj: Dashuria fillon nga stomaku nuk ka dalë kot si shprehje dhe unë jam munduar ta gjej dashurinë jashtë gatimit. Nuk jam një femër e përkëdhelur, që mua më ka përkëdhelur jeta në gjithçka, por në gatim më ka përkëdhelur pafund jeta. Që do të thotë, vitet e para të adoleshencës dhe rinisë time që i kam kaluar me mamin tim, ajo gatuante në mënyrën më perfekte. Edhe sot e kësaj dite kur mblidhemi tek shtëpia e mamit janë gatimet më të rralla.

Rudina Magjistari: Ky është problemi, se kur gatuajnë mamatë vajzat nuk mësojnë asgjë, se i gjejnë gjithmonë gati.

Xhoi Jakaj: Nuk mësova asnjëherë Rudina. Pastaj, unë kam mbaruar universitetin në konvikt. Dihej në vitet ‘80 deri në ’92 kuzhina ishte e konviktit dhe ushqimet ishin realisht…

Rudina Magjistari: A ishin të gatshme, ato të mensës?

Xhoi Jakaj: Ishin të gatshme dhe realisht kishin ndonjë cilësi për të mbajtur shpirtin gjallë kur i thonë. Pastaj në vitet e mia të martesës përsëri më përkëdheli fati sepse gatuanin nusja, xhaxhai i bashkëshortit tim dhe vjehrra ime, dy zonja që ishin të mrekullueshme që mua s’më linin të prekja as enët, as pjatat. Unë kam qenë pak e përkëdhelur për tek pjesa e gatimit. Sot gatuajnë dy vajzat e mia, Oriola Marashi…

Rudina Magjistari: Vërtet e ke?!

Xhoi Jakaj: Do të vish, do të të ftojmë një ditë.

Rudina Magjistari: S’e besoja kurrë këtë. Bravo!

Xhoi Jakaj: Është ime bijë dhe gatuan në mënyrë perfekte. Mua më kritikojnë vazhdimisht, domethënë jam e shigjetuar.

Rudina Magjistari: Kjo ndodh, nëse mamaja gatuan mirë vajza s’mëson asgjë. Vazhdon stafeta pastaj, kur mamaja s’di të gatuajë duhet ta mësojë vajza.

Xhoi Jakaj: Dy vajzat e mia kanë qenë historikisht në protestë me mua, që ti ma nuk gatuan mirë. Unë zgjidhjet e mia, se thonë gjithë jetën kam qenë e dalë nga shtëpia. Ka qenë merr disa perime, futi në tenxheren me presion, një pjesë zieji dhe një pjesë bëji supë dhe një sallatë. Gocat e mia u rritën të gjata pa mish, pa peshk, pa gjëra dhe sot e kësaj dite ma cekin shpesh. /tvklan.al