Një ngjarje e rëndë është filmuar nga qytetarët, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Julio Aponte 63 vjeç dhunoi për vdekje gruan në një stacion autobusi.

Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Viktima është Maria Kelly 49 vjeç.

Sipas Daily Mail, që ka publikuar edhe videon e ngjarjes së rëndë, thuhet se 63-vjeçari pretendonte se gruaja e kishte tradhtuar dhe duke i kërkuar llogari për tradhtinë e saj, ai e godiste me tërbim me sende të forta.

Kalimtarët e rastit i bërtisnin që të ndalonte, por ishte e kotë. Ai vazhdonte të godiste 49-vjeçaren deri sa ajo humbi ndjenjat e ndërroi jetë.

Më pas i bërtiste përse e kishte tradhtuar. Kalimtarët njoftuan policinë për ngjarjen e ndodhur.

Burri qëndroi dhe për pak minuta në këmbë mbi trupin e gruas së tij dhe më pas u largua me motor.

Por u arrestua nga policia pak çaste më vonë. Ai akuzohet për vrasje. /tvklan.al