Njerëzit janë duke u mashtruar dhe po ndihmojnë hakerat të bëhen të pasur, pasi kanë shkarkuar lojëra të lidhura me malware të fshehur.

Versionet e Grand Theft Auto V, NBA 2K19 dhe Pro Evolution Soccer 2018 po jepen falas në forume. Por e fshehur brenda kodit të këtyre lojërave është një pjesë e malware-it për kripto-miniera e quajtur Crackonosh, e cila gjeneron fshehurazi para dixhitale pasi të jetë shkarkuar loja. Kriminelët kanë fituar më shumë se 2 milion Dollarë me mashtrimin, thonë studiuesit.

Studiuesit, në Avast, thonë se këto lojëra po përhapin Crackonosh shpejt dhe kompania e programeve të sigurisë kibernetike tani po zbulon rreth 800 raste në kompjuter çdo ditë.

Avast zbulon softuer keqdashës në pajisjet vetëm aty ku është instaluar antivirusi i tij, kështu që ndikimi i vërtetë i Crackonosh ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Deri më tani, malware është gjetur në më shumë se një duzinë vendesh, duke përfshirë:

-Filipine: 18,448 viktima

-Brazil: 16,584 viktima

-India: 13,779 viktima

-Polonia: 12,727 viktima

-Shtetet e Bashkuara: 11,856 viktima

-Mbretëria e Bashkuar: 8,946 viktima

Avast beson se krijuesi i malëare-it mund të jetë Çek, prandaj dhe emri, Crackonosh, që do të thotë “shpirt malor” në folklorin çek. /tvklan.al