Ky është momenti kur disa anëtarë të një karteli droge futen në një qytet në Meksikë. Pamjet tregojnë se si janë mbushur plot me njerëz të paktën katër kamionçina. Të gjithë personat janë pajisur të gjithë me armë zjarri.

Ngjarja është regjistruar në San Lucas, një zonë në Perëndim të Meksikës. Ndërkohë në sfond dëgjohet një muzikë, teksti i të cilës aprovon aktivitetet e paligjshme të drogës.

Anëtarët bërtasin nga kamionçinat. Sipas mediave, qëllimi është që të frikësojnë banorët. Ndër të tjera raportohet se ata mund të jenë pjesë e një prej karteleve më të frikshme, ajo e “Jalisco New Generation”.

Ndërkohë mediat lokale shprehen se kjo zonë kontrollohet nga Don Jose, lideri i kartelit “La Familia Michoacana”. /tvklan.al