Si ishte takimi i parë i aktores së njohur me prindërit e bashkëshortit

Si ishte takimi i parë i aktores së njohur me prindërit e bashkëshortit

18:47 22/02/2020

Aktorja Eni Jani Fuga, bashkëshortja e aktorit të njohur Genci Fuga, ka treguar si ka qenë takimi i saj i parë me prindërit e bashkëshortit.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan së bashku me vjehrrën znj.Flora Fuga, ku ka treguar se takimi i parë i tyre ishte i sikletshëm. Asgjë nuk ishte planifikuar, por gjithçka ndodhi rastësisht.

“Për herë të parë ka ndodhur në mënyrë të papritur për të dyja palët. Sepse unë takohesha me vëllain edhe me nusen e vëllait të Gencit, dhe ndërkohë isha në shtëpinë e tyre por pa e ditur nëna me gjyshin që unë isha. Dhe rastisi pa ditur asnjë nga palët që nëna me gjyshin erdhën në shtëpi, ne ishim duke dalë dhe në derën e jashtme ne takohemi të dyja palët dhe ishte surprizë. Këta mbetën, unë mbeta. U përpoqa me time të kaloja situatën, si jeni, si kaluat, jam Eni. Fillova bëra një lloj prezantimi. Por fati që ishim për të dalë, kështu që shpejt e shpejt gjetën mënyrën për të dalë nga shtëpia. Ndodhi në këtë mënyrë që ndodhi”.

Këtë takim të parë me nusen e djalit, znj.Flora Fuga e ka komentuar me humor.

“Thashë që i zoti i shtëpisë e merr vesh i fundit. Në televizor e kisha parë Enin, kështu ballë për ballë jo. Edhe kjo qenka thashë me vete. Ishte e njohur”. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi